Respektimi i vetëkarantinimit/ “Nuk do të ketë asnjë tolerim”- Policia kontrolle derë më derë personave të prekur me COVID-19 (VIDEO)

Jul 8, 2020 | 11:01
SHPËRNDAJE

Policia në Shkodër ka marrë masa për të siguruar respektimin e vetëkarantinimit për personat e prekur me COVID-19.

Me një shënim të postuar në facebook, Policia bën me dije se patrulla po ushtrojnë kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të infektuar, duke paralajmëruar se “nuk do të ketë asnjë tolerim”.

Po ashtu, Policia e Shkodrës i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë distancimin social, si dhe bizneseve që të respektojnë protokollet e sigurisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COVID-19, me qëllim respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit.

Strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur dhe rastet e reja. Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura