Reshjet, Vjosa gati të dalë nga shtrati, 15 shtëpi të përmbytura në Durrës. Probleme nga bora në veri (FOTO)

Mar 6, 2015 | 20:44
SHPËRNDAJE

Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë shkaktuar probleme në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Sipas korespondentëve të Panorama Online në Vlorë, ka pasur rritje të nivelit të ujit në lumin Vjosë dhe për momentin thuhet se është gati në dalje nga shtrati, si pasojë e rreshjeve të mëdha që kanë rënë në gjithë zonën e Gjirokastrës dhe Tepelenës. Megjithatë, raportohet se deri tani nuk ka rrezik për përmbytje. Shtabi i Emergjencave civile është ngritur pasditen e të premtes, dhe është në gatishmëri për çdo emergjencë.

Shijak

Durrës

Në Durrës, raportohet se janë mbi 15 shtëpi të përmbytura si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen në zonën e njohur si ura e Shijakut. Prurjet e shumta të ujit gjatë mbrëmjes së të enjtes kanë detyruar disa familje të braktisin shtëpitë, ndërsa shumë familje të tjera ndodhen të izoluara brenda banesave të rrethuara nga uji.

Shijak

Sipas korespondentit të Panorama në Durrës, banorët kanë thënë se askush prej shtabit të emergjencave apo drejtues të pushtetit lokal nuk u kanë ardhur në ndihmë. Përveç banesave, dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në tokat bujqesore pranë lumit Erzen, të cilat mbeten ende nën pushtetin e ujit. Kjo nuk është hera e parë që shtëpitë e ndërtuar pranë lumit Erzen përmbyten. Dëmtimi i argjinaturës dhe bllokimi i rrjedhës nga mbeturinat mbetet shkaku kryesor i daljes së lumit nga shtrati sa herë që ka reshje shiu me intesitet të lartë.

Shkodër
Reshjet e 24 orëve të fundit kanë rikthyer përmbytjet edhe në rrethin e Shkodrës. Si pasojë e situatës së orëve të fundit, rreth 1.000 ha tokë në zonën e Malit të Jushit në komunën e Bushatit i ka pushtuar uji. Ndërkohë që në 7 banesa ka prezencë uji në këtë komunë.

Shkoder

Sipas burimeve, fshati Mali i Jushit, deri në segmentin ku komuna e Bushatit lidhet me rrugën Shkoder-Velipojë, çdo gjë është vënë nën zotërimin e ujit, duke shkaktuar dëme të shumta.

Shkoder

 Kukës

Reshjet e dendura të dëborës, kanë krijuar probleme edhe në rrethin e Mirditës, kryesisht në Rrugën e Kombit. Në këtë ask rrugor gjatë gjithë natës janë dislokuar 8 mjete borëpastruese dhe dhjetra punëtorë të cilët kanë qenë në gadishmëri gjatë 24 orëve për të mbajtur hapur këtë aks rrugor. Jo më pak problematike, situata ka qenë në disa fshatra të thella të Mirditës, ku trashësia e dëborës ka shkuar në 70 centimetra në Komunat Selitë, Kaçinar dhe Kthellë.

Rrugët që lidhin këto komuna me Rrëshenin janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa disa rrugë që lidhin qendrat e komunave me fshatrat janë të bllokuara.


Mjetet e bllokuara ne Rrugen e Kombit

Pamja pas reshjeve te bores ne Korce

Pamja pas reshjeve te bores ne Korce

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura