Reshjet, situatë kritike në Bovillë. UKT: Uji është i papërdorshëm

Dec 1, 2017 | 14:00
SHPËRNDAJE

Reshjet e dendura që kanë përfshirë Tiranën, që prej mbrëmjes së djeshme dhe gjatë natës,kanë shkaktuar turbullirë në Liqenin e Bovillës, duke sjellë një situatë kritike në impiantin e përpunimit të ujit e për rrjedhojë në furnizimin me ujë për një pjesë të qytetit.

Aktualisht, nga matjet që stafi i Ujësjellës-Kanalizime Tiranë kryen çdo 15 minuta, niveli i turbullirës në impiant rezulton 13.000 NTU, nga 50-65 NTU që duhet të jetë normalisht përt’u futur në përpunim, e më pas për shpërndarje në çezmat e qytetarëve. Për këtë arsye,momentalisht impianti i përpunimit të ujit të liqenit të Bovillës është stakuar.

Situatën në të cilën ndodhet impianti i Bovillës dhe nivelin e turbullirës aty e tregon edhe kjo video e regjistruar pak minuta më parë në stacion.

Pavarësisht   kësaj,   UKT   po   shfrytëzon   maksimalisht   të   gjitha   burimet   e   saj  alternative, konkretisht burimet e Shën Mërisë, Selitës, Bërxullit dhe Laknasit, për të ulur sa të jetë emundur mungesën e ujit të pijshëm për qytetarët e Tiranës, deri në përmirësimin e situatës në Bovillë.

Bashkia e Tiranës dhe UKT u bën thirrje të gjithë qytetarëve të saj të tregohen të kujdesshëmme përdorimin e ujit të pijshëm gjatë orëve në vijim, derisa turbullira e shkaktuar nga prurja emadhe e rrjedhjeve në liqenin e Bovillës të pastrohet dhe impianti të kthehet në punë nëkapacitet të plotë.

UKT ka marrë masat duke furnizuar me bote në mënyrë të pandërprerë të gjitha institucionete rëndësisë së veçantë sidomos spitalet, maternitete, azile dhe konvikte etj., në mënyrë që kyproblem të mos ndikojë në ecurinë normale të punës së tyre.

UKT ka në dispozicion 20 bote që furnizohen vazhdimisht me ujë të pijshëm dhe shpërndahen në mënyrë të organizuar.Për çdo problematikë me ujin e pijshëm, UKT ka në dispozicion numrin e saj pa pagesë08004488.

Falenderojmë të gjithë banorët e kryeqytetit për mirëkuptimin dhe durimin!

UKT njofton për probleme në Bërxullë e Bovillë, ja zonat që ka mungesë uji

Kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar përmbytje në N/Stacionit Elektrik të Kasharit për pasojë stacionet e pompimit të Bërxullit, CocaCola dhe Laknas janë përkohësisht jashtë funksionit për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Gjithashtu po nga reshjet e dendura është shkaktuar turbullirë në Liqenin e Bovillës, për pasojë impianti i përpunimit të ujit të Bovillës momentalisht nuk është në funksion.

Në zonat e mëposhtme do të ketë kufizime të furnizimit me ujë deri në rikthimin e energjisë elektrike dhe përmirësimit të situatës:

UKT

Kinostudio, Xhamlliku, Allias, Pazari i Ri, Rr. “5 Maji”, Laprakë, Rr. E “Kavajës”, Rr. E “Durrësit”, zona e “Vasil Shanto” dhe Yzberisht.

Burimet e tjera po punojnë me kapacitet të plotë.

“Stafi i Ujësjellësit që nga mbrëmja e djeshme, është duke monitoruar çdo 15 minuta nivelin e turbullirës në liqenin e Bovillës, gjithashtu kemi marrë masat duke furnizuar në mënyrë të pandërprerë të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë sidomos spitalet, në mënyrë që ky problem të mos ndikojë në ecurinë normale të punës së tyre. Kemi në dispozicion 20 bote që furnizohen në stacionet tona me ujë të pijshëm dhe shpërndahen në mënyrë të organizuar.

Deri tani kemi kryer mbi 50 furnizime me ujë në QSUT, Spital Ushtarak dhe Maternitete, duke bërë të mundur që të gjitha këto institucione të mos e ndjejnë në mënyrë absolute reduktimin e furnizimit me ujë.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të përdorin me kujdes dhe të kursejnë ujin deri në kapërcimin e situatës emergjente të shkaktuar nga kushtet atmosferike.

UKT falenderon banorët e kryeqytetit për mirëkuptimin dhe durimin!”, thuhet ne njoftimin zyrtar te UKT.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura