Reshjet/ Hapen portat e HEC-eve, probleme në Rrugën e Kombit

Feb 13, 2016 | 20:33
SHPËRNDAJE

Hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit kanë hapur portat e shkarkimit, që prej mesdites të së shtunes për shkak të prurjeve të mëdha pas reshjeve të shiut.

Nga këto HEC-e mësohet se është shkarkuar 800 m3/sek ujë, duke sjellë një rritje të ndjeshme të nivelit të Lumit Mat.

foto rruga e kombit

Për pasojë ky lum ka dalë nga shtrati në disa vende në afërsi të Skurajve në Kurbin, duke përmbytur disa sipërfaqe me tokë bujqësore.

E gjithë argjinatura e lumit po mbahet nën kontroll kryesisht në zonën fushore të Lezhës, ku ka rrezik për përmbytje por deri më tani nuk raportohet për problematika.

Si pasojë e rrjedhës së fortë të lumit është vënë sërish në rrezik Rruga e Kombit, në afërsi të Skurjave të Kurbinit.

foto shkarkimet

Uji i është afruar sërish trasesë së rrugës në disa pjesë në një distancë prej 50 metrash duke e rrezikuar seriozisht rrugen.

Kjo situatë e krijuar ka vënë në alarm autoritet në Lezhë të cilët kanë nisur marrjen e masave. /E.H/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura