Reshjet e shiut shuajnë vatrat aktive të zjarrit në katër qarqe në vend, Ministria e Mbrojtjes: Forcat zjarrfikëse po punojnë për…

Aug 5, 2020 | 18:48
SHPËRNDAJE

Përkeqësimi i motit në vend, me ulje temperaturash e reshje shiu, ka bërë që të shuhen vatrat e zjarrit aktive në vend.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se problematike situata ka qenë në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan, Vlorë, por tashmë vatrat e zjarrit janë shuar.

zjarret

Por ende në terren janë forcat zjarrfikëse, të cilat po inspektojnë terrenin për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri që mund të shkaktojë rindezje të tij.

Kryesisht verifikimet po kryhen në ato vende ku ka patur mbetje të drurëve të pishave, të rënë nën ndikimin e kushteve atmosferike në vite, të cilat mund të kenë brenda tyre element zjarri.

Nga ana  tjetër po kryhen edhe verifikimet lidhur me  shkallën e  dëmit nga zjarri. Paraprakisht mendohet se ai ka përfshirë rreth 140 ha shkurre dhe pjesë nën kurorë të pishave,  duke mos prekur dhe dëmtuar kurorën e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura