Reshjet e shiu do vazhdojnë, zonat më të rrezikuara nga përmbytjet në orët në vijim

Nov 20, 2018 | 15:45
SHPËRNDAJE

Ditët e ftohta, me reshje dëbore dhe shiu duket se tashmë kanë ardhur. Ditën e sotme, i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu e ndërsa duket se intensiteti i tyre do vijoj të shtohet gjatë natës.

Sipas IGJEUM, Vlora, Gjirokastra dhe Elbasani janë qytetet që rrezikojnë më shumë që të përmbyten në orët në vazhdim.reshje-shiu-debore-permbytje-moti-ne-vend-rruge-te-bllokuara

Në zona të kufizuara të qarqeve, në terrenet malore mund të ketë edhe reshje në formë shtrëngate, paralajmërohet nëpërmjet këtij njoftimi.

‘Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së sotme dhe pjesës së parë të ditës së nesërme në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan.

Mundësi për rrëshqitje të tokës në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat’, thuhet në njoftimin e IGJEUM.

rreshje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura