Reshjet e pazakonta të dëborës në Llogora, Ina Zhupa denoncon: Qytetarët kanë mbetur të bllokuar, Qeveria e dështuar do marrë përgjigjen më 25 prill

Apr 8, 2021 | 9:41
SHPËRNDAJE

905a18f1-6adf-45b8-9ebb-e9c75cb72aca

Reshje të pazakonta të dëborës për stinën ku ndodhemi kanë rënë në fshatin turistik të Llogorasë mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka denonduar me foto bllokimin e qytetarëve pasi sipas saj “qeveria nuk ka menduar qe te hedhi kripe dhe te hapi rrugen”.

Ajo i bën thirrje autoriteteve të ndërhyjnë për të zgjidhur situatën.

“Papergjegjshmeri totale dhe indiference ndaj qytetareve dhe tani qe ju kerkojne voten!!Imagjinoni se cbehet me sherbimin ndaj qytetareve po te sigurojne mandat tjeter!

I bëj thirrje autoriteteve te nderhyjne per te zgjidhur situaten, per tju ardhur ne ndihme qytetateve te bllokuara qe kane halle dhe angazhimeve.

Nje qeveri qe nuk pergjigjet dot as nevojes per te pastruar boren e rene ne prill, eshte nje qeveri e deshtuar qe do marri pergjigjen me 25 prill”, shkruan Zhupa.

llogara1 llogara2 llogara3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura