Reshjet e dëborës sjellin problemet e para në qarkullim, ARRSH: Akset ku duhet të keni kujdes

Nov 18, 2018 | 13:16
SHPËRNDAJE

Reshjet e dëborës kanë sjellë problemet e para në qarkullim, ku disa akse kanë prani të madhe të dëborës.

reshje motii

Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim për mediat, ka bërë me dije se deri tani çdo rrugë është e kalueshme.

NJOFTIMI I PLOTË

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që vazhdojnë në Qarkun e Korçës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal teksa udhëtojnë në akset Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Kapshticë.

reshje motii

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë dhe vazhdojnë punën për kriposjen dhe mbajtjen e rrugës të hapur. Aktualisht nuk ka probleme me kalueshmërinë e mjeteve, por ato duhet të qarkullojnë me zinxhirë.

ARRSH dhe Policia Rrugore janë në terren ndërsa konsiderohet shumë e rëndësishme që drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të policisë ashtu sikurse gjatë orëve të natës të kenë akoma më shumë kujdes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura