Reshje të dendura shiu, dëborë e stuhi, sot dhe nesër. ARRSH: Ja gjendja e rrugëve në vend

Mar 5, 2015 | 10:26
SHPËRNDAJE

Tiranë- Sipas parashikimit të Qendrës Europiane të Përmbytjeve me qendër në Slovaki, konfirmuar edhe nga Instituti i Gjeoshkences (IGJEUM), nga mëngjesi i kesaj te enjte deri te premten, pritet të ketë reshje të dendura shiu mbi vendin tonë. Sasia më e madhe e reshjeve parashikohet gjatë orëve 12:00 – 18:00 të ditës së sotme. 

Shi ne Tirane

Sipas këtij parashikimi intensiteti më i lartë i reshjeve pritet në pjesën Veriperëndimore të vendit, ku në qytetin e Shkodrës parashikohet që sasia e reshjeve të jetë rreth 80 mm për 24 orë. 

Do të ketë shtrëngata shiu dhe breshëri të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Po ashtu do të ketë reshje bore në pjesën e dytë të ditës në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit në pjesën Verilindore të vendit dhe kryesisht në zonën e Alpeve. 

Pritet që të ketë erë të vrullshme deri në 25m/sek kryesisht në zonat bregdetare. Valëzimi do të jetë i forcës 7 dhe 8 në det të hapur me lartësi vale deri në 7 m. 

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë masat e duhura për të vënë në gadishmëri të gjitha strukturat rajonale dhe lokale si dhe kompanitë që kane akses në menaxhimin e kaskadave të hidrocentraleve, me qëllim parandalimin e fatkeqësive. 

Sakaq, sipas ARRSH-së, gjendja e rrugëve deri sot në drekë është kjo:

Tiranë  

Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjithe akset e qarkut.  Te behet kujdes ne levizje, dhe te respektohet sinjalistika. 

Durres

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.              

Te behet kujdes ne qarkullim, dhe te respektohet sinjalistika rrugore.             

Elbasan

Aksi Elbasan – Gjinar eshte bere i kalueshem me veshtiresi, sipas variantit te ri te rruges.Vazhdon te punohet ne kete aks. Po ne kete segment, 300m nga rruga kryesore ka rreth 30cm cedim ne nje gjatesi 40ml, perballe kompleksit KRIVA.

Elbasan – Qaf Thane, ne Murrash ka patur renie guresh, por vazhdon te punohet. Nuk ka probleme per qarkullimin                             Ne aksin Elbasan – Gjinar nuk lejohet kalimi i autobuseve.

Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje te rruges.

Qarkullimi normal ne te gjithe aksin 

Berat    

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku.

Te behet kujdes me qarkullimin ne akset ku ka rreshqitje, si  pasoje e rreshjeve . 

Vlore    

Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset e ketij qarku.

Ne aksin Vlore – Palase, ne Fushe Dukat, ka nje shkarje te trupit. Kalimi kryhet me dy kalime me veshtiresi.

 Te behet kujdes ne qarkullim, sidomos ne segmentet ku ka rreshqitje te materialeve ne rruge. 

Gjirokaster        

Nuk ka probleme per qarkullimin.

Po mbahen nen kontroll dhe ne monitorim te vazhdueshem zonat ku ndodhin rreshqitje.

Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje.

Perdoruesit e rruges te zbatojne sinjalistiken e vendosur ne segmentet ku ka shkarje. 

Korçe   

Situata mbahet ne monitorim te vazhdueshem. Deri ne keto momente situata ne akset e qarkut te Korçes nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve.

Te behet kujdes ne qarkullim.

Kukes   

Ka reshje te vazhdueshme  bore ne gjithe qarkun

Ne Qafe Mali trashesia e bores ka arritur 20 cm.

Ne Tropoje ka reshje bore dhe ne Valbone e ne Qafe Luzhe, trashesia e bores ka arritur rreth 30 cm. Gjithashtu dhe ne Puke kane vazhduar reshjet e bores gjate dites por nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.        

Qarkullimi kryhet pa zinxhire .

Te tregohet kujdes ne qarkullim sidomos ne zonat ku ka rreshqitje  ne rruge dhe pershkak te bores               

Diber    

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne te gjitha akset e ketij qarku. Ne zonen e Kalase se Dodes ka reshje bore dhe trashesia ka arritur 20 cm.        

Te gjithe qarkullohen normalisht.              

Shkoder              

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku. 

Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire. 

Fier       

Gjendja ne akset e Fierit eshte normale.             

Te behet kujdes ne levizje   dhe te respektohet sinjalistika rrugore. 

Lezhe   

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.

Te gjitha akset qarkullohen normalisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura