Reshje shiu në të gjithë vendin, ulen sërish temperaturat! Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Sep 28, 2022 | 7:06
SHPËRNDAJE

Në vendin tonë parashikohet që paraditja të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

moti-shiu-2

Ndërkohë pasdite pritet të ketë shtim të vranësirave të cilat do të bëjnë që reshjet e shiut të jenë më të dukshme.

Kjo do të bëjë që temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura