“Reshje në formën e shtrëngatave, në zonat…”- Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët për ditën e nesërme dhe sa do të shkojnë temperaturat

Jul 13, 2020 | 22:28
SHPËRNDAJE

Dita e nesërme (14 korrik 2020) do të mbizotërohet nga mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.

moti

Shërbimi meteorologjik ushtarak njofton se në mesditë reshjet e shiut do të jenë prezente përgjatë  relieveve malore në jug e juglindje të vendit. Lokalisht reshje në formën e shtrëngatave.

Më poshtë shihni edhe temperaturat deri sa do të shkojnë ditën e nesërme.

“Dita e martë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.

Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në jug e juglindje të vendit. Lokalisht reshje në formën e shtrëngatave.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me 1-10m/s.

Temperaturat parashikohen :

zonat malore 13°C deri në 28°C

zonat e ulëta 18°C deri në 34°C

zonat bregdetare 16°C deri në 33°C”, njofton SHMU.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura