Reshje dhe mjegull në Tiranë, Veliaj: Evitoni lëvizjet në zonat rurale

Sep 10, 2015 | 8:55
SHPËRNDAJE

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, i është drejtuar sot me një apel banorëve të Tiranës të evitojnë lëvizjet, sidomos në zonat rurale, si pasojë e shirave dhe mjegullës së dendur që ka përfshirë sot kryeqytetin. 

Reshje ne Tirane/Arkiv
Reshje ne Tirane/Arkiv

Apelin e ka bërë përmes një postimi në FB. Kryebashkiaku theskon se 24 administratorët do të jenë në gatishmëri maksimale dhe publikon dhe numrat e kontaktit për të gjithë ata qytetarë që do të kenë emergjenca si pasojë e motit të keq.

Postimi 

Shira dhe mjegull e dendur në zonën e Tiranës, evitoni lëvizjet sidomos në zonat rurale pranë lumenjve e përrenjve.
24 administratorët e Tiranës janë në gatishmëri maksimale. Në rast nevoje ju lutemi telefononi:

Bashkia – 0800 0888
Policia – 129
Zjarrfiksja – 128

Kini prioritet ndihmën për fëmijët e të moshuarit.

Bashkia Tirane ‪#‎Bashke‬

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura