Reportazh në mediat italiane/ Ëndrra e thyer e shqiptarit që martohej në Maj

Oct 13, 2015 | 10:28
SHPËRNDAJE

Në dritaren e kafenesë Turandot, në Piazza San Michele, shumë njerëz të dielën kanë parë të varur një karton me tre fjalë: “Mbyllur për të mbajtur zi”.

Sepse për ata që punonin në këtë bar, Kristiani ishte tani si një person i familjes së tyre, një person të cilin ata e donin shumë.

image (4)

“Më pyesni nëse ai ishte një punëtor i mirë? Ai ishte më shumë se i mirë”,- thotë Besmir, një nga kolegët e tij, zëri i të cilit del me shumë emocione kur flet për këtë.

Ajo e Kristianit ishte historia e shumë djemve nga Shqipëria të cilët kanë arritur të integrohen në strukturën e qyteteve italiane.

Në maj, si për ironi mizore të fatit, ai kishte ndarë ditën e martesës. Por ai i la në dhimbje, përveç të dashurën e tij, nënën, dy motrat dhe një vëlla, të cilët jetonin bashkë me të në shtëpinë e Marlias.

Kristiani u lind në Shkodër, një qytet i rëndësishëm në veriperëndim të Shqipërisë.

“Ai nuk kishte ardhur në valët e para të emigrantëve nga ai vend, por me ata që erdhën më pas”, kujton Don Diomede Caselli.

Kristiani kishte gjetur rrugën e tij. Sapo kishte hyrë në adoleshencë, kishte filluar punë në bar Turandot, duke fituar shpejt simpatinë e kolegëve dhe klientëve. Dhe tani mbushte më shumë se gjashtë vjet që ai kishte arritur në Piazza San Michele.

Motorri i Kristianit
Motorri i Kristianit

Dje, për fat të keq, nuk erdhi më. Kristian kishte turnin e mëngjesit dhe kolegët e tyre ishin të shqetësuar kur panë se minutat po kalonin dhe ai nuk po hynte në derë. Duke besuar se ishte ende në gjumë ata e telefonuan në shtëpi. Anëtarët e familjes u alarmuan menjëherë, sepse e kishin dëgjuar të dilte. Nisën të telefononin në spital, por shumë shpejt tek dera e tyre mbërriti një patrullë policore për të sjellë lajmin tragjik. 24-vjeçari ishte përplasur me një furgon rrugës kur shkonte me motorr në punë.

Përkthyer nga mediat italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura