Reportazhi i CNN: Shqipëria në Europian me pak ndihmën e…Ramës

Oct 14, 2015 | 8:03
SHPËRNDAJE

Nuk ndodh shpesh që një kryeministër t’i përgjigjet telefonatës tënde, ashtu sikurse nuk ndodh shpesh që Shqipëria të kualifikohet për një nga garat futbollistike nga më të rëndësishme në botë. Kështu që ju mund ta falni Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që la për një çast mënjanë punët e shtetit për të festuar kualifikimin e vendit të tij për finalet e Kampionatit Europian që do të luhet në Francë në 2016-ën.
Kështu e nis CNN shkrimin me titull “Ëndrra e madhe e Shqipërisë bëhet realitet, me pak ndihmë nga kryeministri”.

Ajo i ka kushtuar një hapësirë të vecantë lajmit historik që bëri vend në gjithë mediat botërore, që kuqezinjtë e drejtuar nga De Biasi, siguruan për herë të parë kualifikimin në kampionatin Europian të Francës.

Shkrimi i CNN
Shkrimi i CNN

Kjo media prestigjoze thekson pritjen që kryeministri i bëri djemve të kombëtares në aeroport pas mbërritjes nga Armenia, ndërsa udhëtoi bashkë me ta me autobus dhe ceremoninë në Kryeministri.

“Shpresat për kualifikim u tronditën pas humbjes 0-2 ndaj Serbisë, por nuk u shuan plotësisht. Pikërisht pas kësaj humbjeje, Edi Rama vendosi të takojë lojtarët dhe t’i karikojë ata”, shkruan CNN.

“I takova pas ndeshjes me Serbinë. Ishin të zhgënjyer. Ishte një humbje tronditëse. U fola, u thashë që sa më shumë i ngjitesh malit, aq më e fortë bëhet stuhia. Tani është koha të tregoni karakterin tuaj!”, rrëfen Rama në një intervistë ekskluzive dhënë për CNN.

“Kurrë nuk e kisha imagjinuar një gjë të tillë. Telefonova babanë pas ndeshjes dhe ai ishte me lot në sy. Ne jemi të lumur për popullin, e di që kemi shumë probelme, por ky sukses e largon për pak momente vëmendjen”, ka thene kapiteni Lorik Cana per CNN.

“Teksa Rama e ka ndjekur ndeshjen në Armeni në shtëpi me një sy mbi djalin e tij 17-muajsh, Zaho, një tjetër baba i ri ishte duke drejtuar fushën e lojës. Cana u bë baba disa javë më parë, e cila mund të ketë dhënë atij një ndihmë praktike në trajtimin e privimit të gjumit”,- shkruan CNN.

“Ne nuk kemi pasur fare gjumë”, pohoi Cana me një të qeshur të madhe.

“Unë kam luajtur për Paris Saint-Germain në Francë, Lazio në Itali dhe në Premierligë, por ekipi kombëtar është i veçantë. Kur ti vesh atë fanellë, ke peshën e kombit dhe të gjithë njerëzit i kane syte mbi ju dhe kur ti arrin diçka si kjo, është një nga momentet më të mahnitshme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura