REPORTAZH/ Nimaga këndon “xhamadani vija-vija”, Berisha si avion pa aerodrom

Jul 30, 2015 | 12:18
SHPËRNDAJE

Fitoret e mëdha sjell in ekzaltim pa masë edhe te vetë protagonistët që kanë zbritur në fushë. Hareja dhe batutat pikante nuk kanë munguar në radhët e Skënderbeut. Triumfi kundër Milsamit e ka ndryshuar krejtësisht ambientin edhe në avionin me të cilin udhëtoi skuadra korçare. Nëse gjatë vajtjes ishin seriozë dhe pak në ankth, gjatë kthimit, Bakari Nimaga, për shembull, ka pasur dëshirë të këndojë para të gjithëve këngën “xhamadani vija-vija…”.

Tan Mezja dje pas kthimit nga Moldavia
Tan Mezja dje pas kthimit nga Moldavia

Tan Mezja dhe Nimaga…
Në çarter askush nuk donte t’ia dinte për lodhje, por të gjithë e kishin mendjen te batutat që nisën sapo ekipi u nis në fluturim. I pari që theu akullin ishte Tan Mezja, një personazh i rrjeteve sociale që është shndërruar edhe në “hajmalinë” e Skënderbeut së fundi. Imitimi i Shakohoxhës ishte momenti që solli humor fillimisht në avion, teksa Tan Mezja e bëri në mënyrën e përkryer, duke e nisur me batutën e famshme të Shakos: “Mbani frymën, njerëz, duhen edhe 88 minuta nga fundi i takimit…”.

Kur mendohej se do të ishte ai që do të mbante ekipin me humor, “skenën” ia mori të gjithën Bakari Nimaga, që, pavarësisht lodhjes nga udhëtimi i gjatë dhe nga ndeshja intensive, sërish ka sakrifikuar duke kënduar “xhamadani vija-vija” shqip. Me theksin e tij malien, tingujt që lëshonte shkaktonin sistematikisht ilaritet në avion.

“Konkordi” Berisha
Pas performancës së Nimagës, edhe Bernard Berisha nuk shpëtoi pa u ngacmuar. Sigurisht një nga më të mirët në fushë për Skënderbeun në këtë takim dhe elozhet e shokëve nuk kanë munguar. Disa nga veteranët e kanë pagëzuar si avion. Kaq ka mjaftuar që më pas të nisnin “sulmet” me batuta: “Avion mo avion je, por pa aerodrom… Je nga ata që ngrihet në fluturim dhe deri në minutën e fundit nuk di të ulet pa u mbyllur ndeshja…”.

Sigurisht që gëzimi nga fitorja ishte shumë i madh, aq sa lojtarët kanë preferuar edhe të pushojnë kur dikush shihte filma në telefon, ndërsa të tjerë dëgjonin muzikë. Pas fitores, edhe udhëtimi rriti ndjeshëm gëzimin në fytyrën e bardhekuqve, saqë edhe dita e pushimit ishte më se e merituar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura