REPLIKAT/ Shkëlzeni e quan Ema Andrean ‘zonjë oborri të përdalë’

Apr 25, 2016 | 16:42
SHPËRNDAJE

Shkëlzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit Berisha i ka kthyer përgjigje aktores Ema Andrea për deklaratat e një ditë më parë.

Shkelzeni-fotojaKjo e fundit e quante Sali Berishën fashist për thirrjen e tij për armatosjen e popullsisë, bërë te enjten e shkuar në Kuvend dhe që ngjalli shumë polemika.

Shkëlzeni i është përgjigjur me vargje Ema Andreas duke e cilësuar si zonjë oborri të përdalë, atë dhe artistët e tjerë që sipas tij mbrojnë Ramën.

“E mbushi oborrin/ Që të dëfrejë mbretin/ Me lolo e gaztorë/ Që gajasin miletin/ Homazh per artistë me famë , kurtizanë të rilindjes”, shkruan Shkëlzeni në “Facebook” duke shtuar: “Paqja qoftë me ty dhe të fala dyfletëshit”.

Pikërisht me fjalën –kurtizane, Shkëlzeni godet Ema Andrean. Kurtizane është zonjë oborri mbretëror, përndryshe femër e përdalë që kënaq oborrtarët dhe mbretin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura