Replikat/ Nikolla i përgjigjet Bashës për vilën luksoze, ja çfarë i thotë

Feb 24, 2017 | 9:20
SHPËRNDAJE

Me anë të një statusi në faqen e saj në Facebook ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Basha, i cili tha se që kur ka marrë këtë post është bërë me vilë shumëmilionëshe.

basha-nikolla-655x356

Ajo i kërkon Bashës që të lërë deputetet të votojnë Vettingun dhe më pas ta shohin kush është bërë më vilë shumëmilionëshe.

Reagimi i Nikollës

Lulzim Basha, je një nxënës shumë i dobët i mësuesit tënd! Por meqë për fatin e keq të opozitës je drejtuesi i saj, më duhet të të përgjigjem për akuzën e ulët ndaj meje, që sipas teje qenkam bërë me “vilë shumëmilionëshe”.

Është shumë e thjeshtë z. Basha:

Lëri deputetët e tu të vinë javën e ardhshme të votojnë bashkë me ne vettingun në parlament dhe pastaj e vendos drejtësia e pastruar nga të korruptuarit, se sa milionë euro është shtëpia ime dhe sesa mijelekëshe është pasuria jote!

Por ti je fshehur në çadër bashkë me gjithë deputetët e tu, pikërisht sepse në vend të vettingut, preferon baltën ku e zhyti Shqipërinë qeveria e partisë tënde!

Hapi rrugë vettingut dhe mos thirr si një hileqar i dëshpëruar njerëzit në rrugën tënde, për të bllokuar vettingun, drejtësinë, Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër!

Gjatë takimit me studentët Basha tha: 

“Një ligj i konceptuar si një skemë vjedhje dhe shpërdorimi, si një skemë që ju varfëron ju dhe pasuron një grusht njerëzish duke përfshirë ministren e Arsimit e cila na erdhi si ministre me apartament dhe tani nga ngryset dhe gdhihet në vila milionashe. Kjo do të marrë fund që orën e parë të qeverisë së re dhe europiane që do të zgjidhni me votën tuaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura