Replikat në Kuvend/ Rama vendos kufjet gjatë debatit, Basha: Hiqi, s’je në disko

Mar 16, 2018 | 12:08
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka replikuar dje gjatë seancës plenare vetëm me kryetarin e grupit të PD-së, Edmond Spahon. Kryeministri i ka injoruar demokratët që në fillim të mocionit me debat. Rama shkoi me vonesë në Kuvend dhe gjatë kohës që Edmond Spaho nisi fjalën, Kryeministri vendosi kufje në vesh.

rama kufje

Në foltore ka marrë fjalën kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, duke numeruar akuza ndaj qeverise per heqjen nga skema e ndihmes te 30 mije familjeve.

Nderkohe kryeministri Rama mbante kufje ne vesh. Kjo ka bere qe Spaho te nderprese fjalen e te kerkoje nga Kryeministri te degjohet dhe iu drejtua Rucit:

rama me kufje 1

Kjo acaroi demokratët, të cilët i kanë kërkuar që të dëgjojë, pasi është ftuar në mocion me debat për ndihmën ekonomike. Lulzim Basha i ka kërkuar Gramoz Ruçit që t’i heqë kufjet kryeministrit.

“Hiq kufjet dhe dëgjo. Hiq kufjet se nuk je në disko këtu”, tha dje Basha. Por Ruçi ka mbrojtur Ramën, duke thënë se kufjet po i përdor për të dëgjuar më mirë. Rama, gjatë fjalës së tij, shkëmbeu batuta me Spahon, por gjatë kohës që nisi fjalën Basha, ai rivendosi kufjet dhe më pas u largua.

REPLIKAT NË PARLAMENT

Lulzim Basha: Hiq kufjet dhe dëgjo. Hiq kufjet se nuk je në disko këtu..

Edmond Spaho: E ka praktikë i kam thënë dhe njëherë tjetër, që nëse do të dëgjojë muzikë, kemi një dhomë këtu anash, të shkojë atje…

Lulzim Basha: Hiq kufjet dhe dëgjo, je thirrur në mocion me debat…

Gramoz Ruçi: Kufjet mund të jenë për të dëgjuar me mirë ty, më kthjellët, se s’është mirë akustika.

Edmond Spaho: Kemi kërkuar mocion debati me Kryeministrin, minimumi i respektit është të dëgjojë.

Gramoz Ruçi: Kufjet janë t’ju dëgjojë më mirë juve.. Ky ju nderon, ju s’doni… vazhdoni diskutimin.

Edi Rama: Lulzimi, kur shkon te të varfrit, shkon për t’i përdorur për të dalë në fotografi…Dëgjojeni sa interesant: Me ligjin e 2011-ës këta vunë 3% për këtë çështje që do të përdorej nga bashkitë me demek….

Edmond Spaho: 3% e pushtetit vendor të bashkisë.

Edi Rama: Profesor, të të jap kufjet që unë të vazhdoj, ti të dëgjosh çfarë dëgjoj unë? Të lutem! Mbaj kufjet e mia, dëgjo atë që dëgjoj unë, që unë të flas. Të lutem!

Edmond Spaho: Kjo ka bërë që dëgjon gabim, prandaj…

Edi Rama: Profesor të lutem, mos u bë si ata nxënësit që të ndërpresin tani. Je profesor tani, vjen nga Katedra, nuk vjen nga pylli.

Edmond Spaho: Po të merresha me individin, do thosha që “Kryeministri ynë është me poture si Haxhi Qamili te romani “Vit i Mbrapshtë” edhe shpeshherë i mbush ato poture.

rama me kufje

 

rama kufje1

spaho rama kufje rama spaho

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura