REPLIKAT/ “Është gjuhë rruge, po më fyen”- Rezart Veleshnja përplaset me Agim Doçin, aktori i humorit puth Zhejin dhe largohet nga emisioni

May 27, 2020 | 13:45
SHPËRNDAJE

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja dhe poeti Agim Doçi kanë replikuar me njëri-tjetrin në emisionin “360” gradë të gazetarit Artur Zheji.

REZART VELESHNJA ALTIN BASHA AGIM DOCI

Gjatë debatit në emision, Agim Doçi ka pyetur me ironi aktorin e humorit se çfarë punë bënte Altin Basha, por kjo është cilësuar si dashakeqësi nga Veleshnja.  “Çfarë punë bën ky Altin Basha? Kur ka mbaruar ai?”, ka pyetur Doçi.

Por, aktori e konsideroi gjuhë fyese dhe rrugaçërie, ndërsa shtoi se nuk mund të qëndronte më në atë tavolinë. Më pas ai u çua nga tavolina e studios, puthi Artur Zhejin në faqe dhe u largua nga emisioni.

Agim Doçi: Çfarë punë bën ky Altin Basha?

Rezart Veleshnja: Altin Basha është regjisori i Portokallisë prej 17 vitesh.

Agim Doçi: Kur ka mbaruar ai?

Rezart Veleshnja: Në çfarë vitesh? Nuk jam aq i vjetër, jam më i vogël se ai. Është shumë i përgatitur, ka mbaruar në Londër.

Agim Doçi: As më duhet gjë fare.

Rezart Veleshnja: Kështu nuk flitet, është me dashakeqësi profesor. Mua s’më takon të rri këtu. Nëse flasim kështu kjo është gjuhë rruge profesor. Mua s’më takon të rri këtu. Nëse do fillojmë me fyerje unë duhet të çohem tani. Filloi me fyerje tani, unë nuk i kam qejf këto gjëra sepse unë jam shumë i qetë, shumë i dashur dhe bëj humor. Nuk jam sherrxhi.

Agim Doçi: Po s’ke bërë humor qysh kur ke ardhur. Fillo e bën humor dhe unë s’flas, vetëm na bëj humor të lutem sepse unë s’po shoh humor këtu, po shoh kunja. Ku është humori këtu?

Rezart Veleshnja: Para se të hynim më the që jam aktori juaj i preferuar, tani e ktheve. Turi më duhet të iki se kam një në familje, të të puth pak? Më duhet të iki sepse më duhet të largohem.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura