Replikat/ Çuli: Çfarë mora unë? Lubonja: Je në konflikt interesi, ke marrë bukën e gojës që të tha Ndrenika

Feb 16, 2018 | 23:15
SHPËRNDAJE

Fatos Lubonja ka replikuar mbrëmë në emisionin të Eni Vasilit “Studio e Hapur” në News 24  me Hervin Çulin dhe Gëzim Kamen lidhur me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re.

culi lubonja

Gjatë debatit, Lubonja i tha Kames se tani fliste pro kullave pasi kishte marr disa fonde nga Ministria e Kulturës për teatrin e tij privat, teksa në debat u përfshi dhe Çuli.

DEBATI

Fatos Lubonja: Gjithë ky qytet nuk ka kinema. Ka ngelur aty një kinema ku në fakt duhet të ishte zonë e mbrojtur.

Gëzim Kame: Unë kam përshtypjen që nuk duhet ti bëjmë analizën Tiranës tani.

Fatos Lubonja: Po ça analize do bëjmë?

Gëzim Kame: Unë nuk jam kundër kullave. Aty nuk do bëhet kullë, kaq. Kullat ca i duan, ca nuk i duan.

Fatos Lubonja: Vijnë te teatri. Ne duhet të punojmë dhe ato para në qoftë se i kemi, ti bëjmë shkolla më të mira, shkolla që njerëzit të mësojnë se çfarë është teatri. Aty duhet ti derdhim paratë dhe jo te ndërtesat. Teatër ke edhe ti aty. Se më duket të kanë dhënë ca pare nga ministria që flet kështu.

Gëzim Kame: Edhe këtë e the?

Fatos Lubonja: E them me humor këtë.

Hervin Çuli: Po unë çfarë kam marrë?

Fatos Lubonja: Po ti e the vetë ‘jam administratë’.

Hervin Çuli: Cfarë kam marrë unë?

Fatos Lubonja: Ti ke konflikt interesi vetë. Je i emëruar vlla. Merr rrogën.

Hervin Çuli: Këtij i the, 10 a 20 milionë lekë. Unë çfarë kam marrë.

Fatos Lubonja: Rrogën pra, bukën e gojës që ta tha Ndrenika. Është ajo puna e bukës së gojës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura