Replika në distancë/ Rama reagon sërish për takimet e Bashës: Jam i frikësuar për njerëzit tuaj! Virusi bën dasmë, teksa dhëndëri premton…

Mar 30, 2021 | 14:05
SHPËRNDAJE

Mes kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Demokratike sot ka pasur replika në distancë për takimet elektorale që lideri demokrat bën me qytetarët në shesh.

rama selia pd

Kryeministri thotë se Basha mbledh qytetarët duke i rrezikuar nga infektimi i virusit. “O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bëjë dasmë teksa dhëndri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërkohë nga ana e saj, Partia Demokratike thotë se Rama ka frikë nga qytetarët.

REAGIMI I PARE I RAMES

I pari që reagoi ishte kryeministri Rama, i cili në postimin e parë shkruan:  “DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë. Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”. Ndërsa shkrimin e shoqëron me dy foto, njëra nga procesi i vaksinimit dhe tjetra nga takimi i Bashes.

PERGJIGJJA E PD

Por Partia Demokratike iu përgjigj duke thënë:  “Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë. Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve. Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë”

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/