Replika e Ramës natën vonë për Bashën: Kishe hallin e Patozit e Jozefinës që të kërcënojnë…

Sep 13, 2017 | 11:12
SHPËRNDAJE

Në mbyllje të debatit të seancës maratonë të Kuvendit, para se deputetët të votonin programin e qeverisë Rama 2 dhe konstituimin e saj, kryeministri Rama i është drejtuar opozitës dhe kreut të saj me një replikë të gjatë për gjithë sa tha nga foltorja.

ram

Ai theksoi se i erdhi mirë që opozita e bëri dallimin mes fjalës së mbajtur prej tij në nisje të mandatit të parë dhe asaj që mbajti në këtë prezantim programi.

“U tha truk, hile, hipokrizi, nuk më vjen keq, nuk keni faj që nuk e besoni se është hapje e vërtetë ndaj jush e ndërtuar si qasje e re mbi cfarë unë dhe ne kemi mësuar në 4 vjet. Ky është vetëm fillimi i fillimit, dora jonë do vazhdojë të shtrihet ndaj jush dhe s’keni parë gjë akoma. Më vjen keq që unë nuk bëra dot asnjë dallim mes fjalëve tuaja sot e atyre që thatë po këtu 4 vjet më parë, nuk cuditem, mirë nuk më vjen që nuk e sfiduat dot qeverinë e re, mor po asnjë fjali të re”- tha Rama.

Rama iu përgjigj akuzave për blerje e vjedhje votash në zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi.

“Më akuzuat mua për blerje votash dhe vjedhje në zgjedhjen e Rucit, nuk cuditem as faj nuk u vë dot, duket se kultura e mohimit të realitetit ju është bërë sëmundje. Humbët 140 mijë vota, tani vini këtu, 13 veta mangut nga ç’ishit kur shkuat në zgjedhje me konkluzionin që ne me 9 vetë plus nga cfarë ishim qenkemi në panik se na ka brakisur populli. Si mund ta kuptoni ju programin tonë, kur nuk jeni në gjendje të shikoni këtë fakt aq tronditës. Edhe Basha ishte në fjalën e vet ishte një kopje e tronditur e udhëheqësit të republikës së re, më duket se kishte më shumë hallin këtu të mundte fantazmat e Patozit dhe Jozefinës që e akuzojnë dhe kërcënojnë nga penxherët e Zukenbergut, sesa të paraqiste në replikën e tij me kohë të barabartë me timen vizionin e opozitës, ligjërata me play back e cadrës së lirisë ishte si gjella e mbetur nga dreka për ta ngrënë në darkë, sa i madh paska qenë ai kazan, mbarojeni dhe kthehuni në realitetin produktiv”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura