Reperi shqiptar ka një mesazh për ata që i kërkojnë para: Nëse nuk jeni… (FOTO)

May 24, 2019 | 16:27
SHPËRNDAJE

Reperi i famshëm, Gashi, gjithmonë është shprehur krenar për origjinën e tij shqiptare, e këtë e ka treguar në çdo vend ku ka shkuar.

Ai është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku publikon foto e video të ndryshme nga koncertet dhe përditshmëria e tij.

gashi1

Por së fundmi ka bërë një postim paksa ndryshe. Gashi ka lënë të kuptohet se i “ka ardhur në majë të hundë” me ata njerëz që i kërkojnë para.

Për këtë arsye ai ka lënë një mesazh për ta në “Instastory”. “Nëse nuk jeni nëna, babai, motra dhe vëllai im mos më kërkoni para përgjigja është JO”.

gashi

Ndërkohë kujtojmë se Gashi aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Wink Emoji” që e ka në bashkëpunim me Young Pinch.

gashi2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura