Reperi i njohur u gjet i vdekur në shtëpi, dyshimet e para. Ndarja nga e dashura dhe problemet

Sep 8, 2018 | 8:21
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur amerikan Mac Miller është ndarë nga jeta në moshën 26-vjecare.

Këngëtari u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles, sipas mediave amerikane. Sipas njoftimeve të para, dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një overdoze droge.

BBC ben me dije se ai publikoi këngën e tij të fundit, Sëimming, më parë këtë vit dhe do të shkonte në turne.

“Artisti i njohur Mac Miller vdiq sot në shtëpinë e tij në Studio City. Mëngjesin e 7 shtatorit, Malcolm McCormick u gjet pa ndjenja. Autoritetet u thirrën dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Ndërsa do të bëhet një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes”- tha në një deklaratë Departamenti i Mjekësisë së Rrethit të Los Angeles.

Kujtojme se Miller ishte ish i dashuri i këngëtares Ariana Grande, por ata u ndanë publikisht kete vit dhe Ariana u fejua me një komedian.

Çifti, i cili u lidh në vitin 2012, bashkëpunoi në një numër këngësh dhe u shfaq së bashku në koncertin One Love Manchester në 2017.

Disa akuza u ngritën kundrejt tij pasi në maj arrestua duke ngarë makinën në influencën e substancave

Grande foli publikisht për përfundimin e marrëdhënies së tyre toksike pasi fansat e fajësuan atë për arrestimin e tij.

4FDA162000000578-6144551-Tragic_Ariana_Grande_s_rapper_ex_Mac_Miller_dies_of_a_drug_overd-a-47_1536352800800 4FDB150A00000578-6144551-This_was_the_scene_at_Miller_s_home-a-68_1536355138074

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura