“Repart vdekjeje dhe terrori ndaj nesh”, Berisha nxjerr mesazhet e mjekëve të maternitetit

Jan 13, 2018 | 12:19
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas denoncimit te deputetit te PD-se, Bardh Spahia per vdekjet e 10 foshnjave vetem ne 10 dite ne maternitetin “Koço Glizoheni” ne Tirane dhe sqarimit te dhene nga vete materniteti lidhur me situaten.

sali-berisha-933x445

Ne nje postim te sotem ne faqen e tij ne FB, Berisha, pos akuzave per ate qe e quan krim makaber, poston edhe dy mesazhe nga dy mjeke te ketij materniteti.

Postimi i Berishes 

Noriega dhe ndrikull Manasterliu fshehin nje krim makaber qe ka ndodhur vetem ne vitet 1970!

Te dashur miq, lajmet e ketij fillim viti nga materiniteti Koço Gliozheni jane lajmet me tronditeset qe vijne nga ky maternitet qe nga fillimi i viteve 70 te shekullit qe kaloi.

Burime te brendshme informojne se vetem ne 10 diteshin e pare te janarit, ne kete maternitet, nga 100 lindje vdiqen 10 te porsalindur. Pra i bie qe vdekshmeria foshnjore te jete 100 per mije apo ndofta me e larta ne bote.

Me tronditese dhe kriminale eshte fshehja nga Noriega dhe ndrikull Manastirliu, te cilet me kete akt antinjerezor deshmojne ndjenjat e tyre kafsherore me te cilat mbajne karriget e tyre. Kriminale eshte pergjigja e ketij institucioni ndaj denoncimit publik te deputetit demokrat Spahia. Rikujtoj ketu se ne fillim te viteve 70 ne te njejtin maternitet ra nje epidemi qe mori brenda nje kohe te shkurter dhjetra jete te sapolidurish dhe klika diktatorit Hoxha e mbajti te fshehur nga publiku si sekret shteteror.

I bej thirrje Organizates Boterore te Shendetesise, UNICEF te sjellin me urgjence ekipet e tyre ne Shqiperie per te zbualuar shkaqet e vdekjeve te pothuaj masive te foshnjeve ne maternitetin kryesor te vendit dhe fshehjen e kesaj situate katastrofale nga Noriega dhe Ndrikulla e tij!

Ketu me poshte keni mesazhet nga mjeke dhe infermiere dixhital te maternitetit Koço Glioxheni! sb

“I nderuar Doktor! Jam mjek ne Maternitetin Koco Glozheni. Doja tju thoja qe gjithcka ka denoncuar Zoti Spahia per gjendje ne kete maternitet eshte e verteta lakuriqe madje ka dhe me keq. Zonja qe u zgjodh te na drejtoje eshte pa asnje dite pune ne spitalet publike ka punuar vec ne klinika private. E ka bere aq te pamundur punen aty per ne sa mjeku me te cilin punoja, gjinekologu me i mire i yni e nder me te miret ne Shqiperi doktor Arben Pepa u largua perfumdimisht nga puna dha doreheqjen nga mospajtimi me kete situate. Kush ka ndergjegje profesionale nuk punon ne keto kushte. Me respekt..”

“Pershendetje dr Berisha jam infermiere ne repartin e obsetrikes se maternitetit Koço Gliozheni.ju lutem informoni publikun per vdekjet e pernateshme dhe perditeshme te bebeve ne maternitetin tone.Reparti yne esht shendrruar ne repart vdekje foshnjesh dhe terrori ndaj nesh per te mbyllur gojen.Une kam shume vite we punoje por kjo gjendje nuk ka egzistuar kurre.Vetem 10 ditet e para te janarit kane vdekur 10 foshnje.Situata eshte dramatike”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura