Rënie temperaturash, vranësira në mesditë, meteorologët: Si do jetë fundjava

Oct 12, 2019 | 12:52
SHPËRNDAJE

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se fundjava do të dominohet nga moti i kthjellët. 

72212320_755935241512484_2916793611624382464_n

Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë nga Veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen me rënie të lehtë në vlerat minimale nga 10 deri në 17°C, ndersa vlerat e mesditës pritet të regjistrojnë nga 24 deri në 30°C.

PARASHIKIMI NGA IGJEUM

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.12) dhe nesër (e diel, dt.13) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 24 °C
në vendet e ulëta: 16 / 26 °C
në vendet malore: 11 / 21 °C

ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.12) dhe nesër (e diel, dt.13) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

ZJARRET NË PYJE
———————-
Sot pasdite (e shtunë, dt.12) dhe nesër (e diel, dt.13) pritet nivel “I ULËT” në qarqet Tiranë, Kukës, Fier, Berat, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe “S’KA RREZIK” në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura