Rënia nga kategoria, presidentja “shkrin” ekipin

SHPËRNDAJE

Ndryshime thelbësore priten tek ekipi i Domosdovës për sezonin e ri. Pas rënies në Kategorinë e Tretë dhe dështimit total të drejtuesve dhe futbollistëve për këtë sezon, presidentja e ekipit, njëherësh dhe kryetare e Bashkisë Përrenjas, Miranda Rira, ka vendosur të pezullojë të gjithë ekipin bashkë me trajnerin dhe shefin e klubit.

Miranda Rira

Kjo pasi Rira bën fajtorë pikërisht futbollistët dhe drejtuesit për paraqitjet e dobëta. Futbollistët janë të gjithë të lirë të shkojnë ku të duan, ndërsa posti i trajnerit dhe shefit të klubit do të rishikohet. Nga burime afër Bashkisë Përrenjas mësohet se kryebashkiakja Rira deri në ndërtimin e stadiumit të ri do formojë një skuadër me pak lojtarë vendës.

Domosdova

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprak“Panuçi sharlatan”, Duka replikon ashpër me ish-presidentin Nishani: Nuk merrem me ata që gdhihen trajnerë
Artikulli tjetërFOTO/ Tallja me Kariusin nuk ka kufij, dorezat e finales shiten në ankand në “ebay”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.