Rënia në nivelet me të ulëta të euros, qeveria merr vendimin e rëndësishëm për bizneset: Nuk do paguajnë…

Jun 7, 2023 | 12:58
SHPËRNDAJE

Qeveria shqiptare ka marrë sot një vendim të rëndësishëm për ato biznese që preken nga rënia e euros.

delina

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se për ato biznese që punojnë me kontrata porositëse do të shtyhet afatit i kësteve të tatim fitimit për gjithë periudhën deri në mars të vitit të ardhshëm kur bizneset mbyllin bilancet dhe deklarojnë fitimin apo humbjen e vitit paraardhëse.

“Miratuam një akt normativ që parashikon një ndryshim në ligjin mbi tatimet mbi të ardhurat që ka ardhur si pasojë zhvlerësimi të euros ndaj lekut dhe situatës së krijuar për disa kategori biznese që preken nga forcimi i lekut.

Kategoria e bizneseve që preken nga ulja e euros është kategoria e eksportuesve dhe kryesisht eksportuesit që punojnë me kontrata poroistëse.

Ato biznese që punojnë me kontrata porositëse dhe kanë çmime të fiksuara në euro gjenden në situatën ku shpenzimet i kanë në lekë dhe të ardhurat në euro dhe kanë pamundësi për të rishkuar kontratat.

Një nga masat që u vendos është shtyrja e afatit të kësteve të tatim fitimit për gjithë periudhën deri në mars të vitit të ardhshëm kur bizneset mbyllin bilancet dhe deklarojnë fitimin apo humbjen e vitit paraardhëse.

Ata që eksportojnë mbi 70 % të produkteve të tyre nuk do të parapaguajnë këstet e tatim fitimit, por do të paguajnë vetëm gjatë vitit të ardhshëm në bazë të bilancit.

Kjo është një masë që vjen si mbështetje për efekt të mungesave në likuiditet shkaktuar nga forcimi i lekut “, tha Ibrahimaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura