Rënia e vlerës së monedhës europiane gjatë fushatës/ Eksperti i ekonomisë për Panorama TV: Nuk favorizon askënd, shumë biznese kanë humbur 100-200 mijë euro për një muaj

May 17, 2023 | 17:56
SHPËRNDAJE

Eksperti i ekonomisë, Igli Tola, është shprehur se rënia e vlerës së Euros gjatë fushatës elektorale në Shqipëri, nuk është në favor të askujt.

dlfulll

Ai tha se shumë biznese shqiptare pësojnë humbje të mëdha që shkojnë nga 100-200 mijë euro nga kjo lëvizje e kursit të këmbimit.

Tola shtoi se ndryshimi i këtij kursi këmbimi në këtë mënyrë, nuk bën me përgjegjësi asnjë institucion në Shqipëri, pasi sipas tij, Shqipëria ka zgjedhur kurset e lëvizshme.

“Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe në vijim kemi një trend në rritje të monedhës euro. Për të dhënë një shpjegim në ekonominë reale, është e vështirë për t’u shpjeguar. Në gjykimin tim, kjo lidhet së paku me ekonominë informale.

Oferta për monedhën europianë ka qenë e lartë gjatë fushatës dhe përfundimi i fushatës zgjedhore dha këtë efekt të menjëhershëm.

Duket sikur ka një përmirësim të situatës në momentin që monedha europiane bëhet më e lirë në treg, pasi produktet në Shqipëri vijnë me një çmim më të lirë. Por eksportet shqiptare bëhen më të shtrenjta, të pakonkurueshme me tregun ndërkombëtar. Fasonët ose kompani të tjera janë më të dëmtuara nga ky ndryshim i kursit. Bëhet fjalë për kompani që kanë 100-200 mijë euro humbje në muaj.

Kanë një përfitim momental ata që kanë marrë kredi në euro. Por duke parë ekonominë shqiptare, mendoj që ekonomia shqiptare humbet nga ky fenomen.

Në nivel afatmesëm dhe afatgjatë kjo situatë nuk favorizon askënd. Shqipëria ka zgjedhur kurset e lëvizshme dhe nuk ka institucion përgjegjës për përcaktimin e kursit të këmbimit. Banka Qëndrore nuk mundet të merret me përcaktimin e kursit të këmbimit. Ajo përcakton kursin ditor të këmbimit duke parë lëvizjet në tregun e monedhave.

8 miliardë euro janë konvertuar nga euro në lekë gjatë vitit të kaluar. Është një shifër shumë e madhe pasi më herët ka qenë 4-5 miliardë euro”, u shpreh Tola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura