Rënia e portierit Aldo Teqja nga kati i 6-të, reagon FSHF: Pranë familjes në këto momente të vështira

Oct 5, 2019 | 22:59
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku portieri i Partizanit Aldo Teqja, u hodh nga kati i 6-të.

FSHF njofton gjendja e portierit është jashtë rrezikut për jetën dhe se po monitoron me shumë kujdes situatën.

Capture

Reagimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident.

Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e Klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjëndja ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshdueshëm nga mjekët.

Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë si institucion për të ndihmuar rikuperimin e shpejtë të Aldos.

Forca Aldo

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura