Rënia e oksigjenit në gjak te personat me Covid-19/ BBC: Kjo është pajisja që shpëton jetë! Po përdoret gjithnjë e më shumë nga britanikët, ja si funksionon

Jan 22, 2021 | 13:21
SHPËRNDAJE

Një nga problemet që sjell Covid-19 është se oksigjeni në gjak ulet në nivele të rrezikshme pa e vënë re. Njihet ndryshe si “hipoksi e heshtur”.

oksimeter

Si pasojë pacientët mbërrijnë në spital me një shëndet shumë më të përkeqësuar nga sa kishin kuptuar, dhe në disa raste shumë vonë për t’u trajtuar në mënyrë efektive.

Por një zgjidhje që potencialisht mund të shpëtojë jetë, është oksimetri, një pajisje që kushton 20 paund dhe është një aparat i vogël, raporton BBC.

Në Britaninë e Madhe mjekët po e këshillojnë përdorjen e kësaj pajisje në një kohë kur variantet e reja të koronavirusit po ndihmojnë në përhapjen e shpejtë të sëmundjes.

Raportohet se duke përdorur gishtin tregues, pajisja mat sasinë e dritës së absorbuar për të llogaritur nivelet e oksigjenit në gjak.

Në Angli po përdoret më së shumti nga njerëzit mbi 65 vjeç, ose më të rinj me problem shëndetësore. Skema të ngjashme po përhapen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Njerëzit matin dhe regjistrojnë nivelet e tyre të oksigjenit tri herë në ditë.

Nëse nivelet e oksigjenit bien në 93 për qind ose 94, atëherë njerëzit duhet të flasin me mjekun e tyre, ose të telefonojnë 111. Nëse niveli i oksigjenit shkon nën 92 për qind, qytetarët duhet të telefonojnë urgjencën për të marrë një ambulancë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura