Rënia drastike e studentëve/ 5 fakultete dhe 87 degë në universitetet e rretheve rrezikojnë mbylljen

SHPËRNDAJE

Universitetet e rretheve po kthehen në shkolla profesionale. Për t’i shpëtuar mbylljes, me rritjen e notës mesatare, kusht për të nisur studimet e larta drejtuesit e tyre kanë ndryshuar strategji.

universiteti.

Këtë vit akademik rrezikojnë të mos hapin dyert 5 fakultete dhe 87 degë. Dyfishi i atyre që rrezikonin mbylljen vitin e shkuar. Me problematiku sipas “Qendresës Qytetare” që ka analizuar të dhënat pas raundit të parë të regjistrimit të studentëve është Universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër me 15 degë të mbyllura nga 18 në total.

Nëse legjislacioni në fuqi parashikon që një degë studimi të mos mbyllet duhet që grupi të ketë 10 studentë të regjistruar Ministria e Arsimit po synon që këtë numer ta çojë në minimum 20 studente në grup gjatë ciklit të parë dhe të dytë të studimeve.

ABC News ka siguruar projekt vendimin ku parashikohet ky ndryshim i cili pas diskutimit me pedagogët parashikohet t’i kalojë për miratim Qeverisë. /ABC/

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.