EMRI+FOTO/ RENEA blindon Gjirokastrën, kapet i kërkuari për krimin e rëndë. Vrau kushëririn për borxhin e pashlyer

| 9:54
SHPËRNDAJE

policia-renea-696x462

Forcat RENEA dhe Policia e qytetit rajonal kane ndermarre nje aksion sot në Gjirokastër duke prangosur nje person te dyshuar per nje krim te ndodhur tre vjet me pare.

Në një aksion blic të Reneas në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër është arrestuar Enrik Lluka.

Ky i fundit, mëson Panorama, ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për vrasjen e kushëririt të tij dhe plagosjen e një tjetri.

Korespondentja e Panorama raporton se fillimish RENEA rrethoi banesën dhe me pas hyri brenda duke bërë të mundur arrestimin e tij. Në banese iu gjet një armë zjarri tip pistoletë.

Ngjarja per te cilen ai akuzohet nga ndodhur në mars të 2016, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër.

Dorian Lluka
Dorian Lluka

Enerik Lluka akuzohet si autor i një konflikti për çështje pronësie mes tij dhe dy vëllezërve Dorian dhe Birbil Lluka. Konflikti me armë me pasojë vdekjen e Dorian Llukës, 29 vjeç ndodhi pasditen e të martës së 22 marsit 2016 në afërsi të fshatit “Andon Poçi”, në aksin nacional Gjirokastër – Kakavije.

Autori i ngjarjes, kushëriri i dytë i tyre, Enerik LLuka, 28 vjeç, ka debatuar me të dy vëllezërit dhe ka qëlluar drejt tyre duke i lënë njërin të vrarë dhe tjetrin të plagosur rëndë.

Një borxh i pashlyer, prej 10 mijë eurosh, duket se ka qenë edhe shkaku i konfliktit mes kushërinjve Lluka.

vendi ku ndodhi ngjarja
vendi ku ndodhi ngjarja

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.