Rëndohet situata me koronavirusin në Kosovë, mbi 300 pacientë të shtruar në spital, 22 në gjendje të rëndë

Jul 11, 2020 | 16:29
SHPËRNDAJE

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar të shtunën se në spitalet publike në Kosovë janë të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.

Prej tyre 186 në Qendrën Klnike Universitare të Kosovës dhe 115 në spitalet e përgjithshme rajonale.

A20C751A-19B6-4EA3-94B4-E36BF3AFB079_w1023_r1_s

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në spitalet e përgjithshme.

Nga 301 pacientë, 22 janë në gjendje të rënduar me përkujdesje intensive.

Në Kosovë, që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.512, dhe 97 pacient kanë vdekur.

Ndërsa, numri i rasteve aktive është 2.259./ REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura