Rëndohet sërish bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Dhjetë viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Jul 22, 2020 | 17:29
SHPËRNDAJE

Maqedonia e Veriut ka shënuar sërish një numër të lartë të rasteve pozitive dhe viktimave, në 24 orët e fundit.

koronavirus-maqedoni-696x435

Mediat fqinje raportojnë se janë shënuar 137 raste të reja, 10 viktima dhe 131 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve janë realizuar  1437 testime.

Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në: Shkup-64 raste, Shtip-19 raste si dhe në Strugë 14 raste. Qytetet tjera kanë më pak se 10 të infektuar.

Në statistikat e ditës së sotme 5 viktima janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, Tetova, Radovish, Gostivar.

Sipas statistikave të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 9547 raste me COVID-19, prej të cilëve 5071 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 442 pacientë. Për momentin në 4034 raste janë aktive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura