Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Urgjenca shkon t’u japë ndihmën e parë, disa gra kanë temperaturë, rrahje të shpeshta të zemrës dhe…

Oct 22, 2020 | 19:37
SHPËRNDAJE

Prej një jave gratë në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh vazhdojnë grevën e urisë. Por pasditen e sotme News 24 raporton se njëra prej tyre është shfaqur ne gjendje të rënduar shëndetësore sa që i është dashur ndihma e mjekëve të urgjencës së Ballshit.

pjimage (50)

Gruaja që ka kërkuar ndihmën e mjekëve është Silvana Fejzaj dhe ka marrë një serum.

Mësohet se grevistja pavarësisht gjendjes nuk do të largohet, por ka pranuar të marrë mjekim në mjediset e grevës.

Nga ana tjetër edhe 4 gra të tjera janë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Mësohet se gratë kanë temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta të zemrës. Edhe ato po ashtu nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital, por morën mjekimin në ambientet e grevës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura