Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Gjermani, vdes në spital edhe vajza e dytë e familjes

Jul 18, 2018 | 19:00
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, i cili mori jetën e tre shtetasve kosovarë. Valon Memaj 26 vjeçar nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij 5 vjeçare Luisë Memaj, humbën jetën në vendngjarje, por vajza tjetër Albina 3 vjeçare kishte mbetur e lënduar rëndë.

aksidenti

Ndonëse u tha e ajo kaloi me sukses një operacion, ajo nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të rënda, dhe ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin universitar në Freiburg.

Lajmin e ka bërë publik një faqe në Facebook e Deçanit, e cila shkruan:

Të nderuar qytetarë të Deçanit!

Të gjithë keni dëgjuar lajmin e kobshëm e tepër të dhimbshëm, për aksidenti e rënd të ndodhur pardje me 16. 07. 18. në Dunningen të Gjermanisë, në rrugën Nr: B 462, pas një aksidenti të rëndë në komunikacion, kanë humbur jetën shoferi i makinës BMW, 26 vjeçari Valon Memaj nga fshati Llukë e Epërme e Deçanit, e bija e tij 5 vjeçe Luisë Memaj.

Edhe Albina e vogël mbrëmë e humbi betejën, nuk iu rezistoi lëndimeve të renda. Tre engjëj do kthehen në arkivole në Kosovën nënë.

Ngushëllime familjes Memaj.

Lutemi që Zoti i plotfuqishëm t’i dërgojë në Xhenet!

AMIN.

37350809_1779718935443792_5945151614397448192_n 37301805_1779718892110463_7604057448004976640_n 37384968_1779718902110462_7761550797782908928_n 37278112_1779718832110469_1639674391690215424_n 37388652_1779718845443801_9211577386645061632_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura