Rëndohet bilanci i aksidentit në aksin Levan-Fier/ Pas 18-vjeçarit ndërron jetë 20-vjeçari. Makina që i përplasi drejtohej nga një shofer i dehur

Mar 1, 2021 | 11:41
SHPËRNDAJE

Rëndohet bilanci i aksidentit që ndodhi dje në aksin rrugor Levan-Fier, ku pas 18-vjeçarit Ermir Tare, ka ndërruar jetë edhe 20-vjeçari Fiori Duraj.

Policia ka arrestuar 40-vjeçarin, A.K., i cili drejtonte në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me të cilën përplasi një tjetër makinë tip “Benz”, që drejtohej nga Qirjak Dori, e ku ndodheshin të rinjtë e ndjerë.

Panorama” mëson se shoferi i makinës së përplasur Qirjak Dori, ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Sjellim në vëmendje që aksidenti ndodhi dje rreth orës 14:30 minuta. Njëra prej automjeteve përplasi fuqishëm tjetër në pjesën e pasme, duke e ndarë thuajse në dy pjesë.

Të gjithë personat e dëmtuar në aksident ishin të moshës nga 16 deri në 21 vjeç. Drejtuesi i “Benz”-it që shkaktoi aksidentin nuk pësoi dëmtime të rënda, dhe u arrestua nga Policia e Vlorës.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, Policia mbylli për më shumë se 60 minuta një pjesë të autostradës në kahun e lëvizjes nga Fieri në drejtim të Vlorës, ndërsa lëvizja e automjeteve u krye nga rruga e vjetër nacionale FierVlorë.

Njoftimi i policisë

Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

pjimage (23)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura