Renditjet/ Xhiro e parë plot surpriza e befasi, ja të gjitha grupet dhe klasifikimet e tyre

Jun 19, 2018 | 20:46
SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar ndeshjet e para në të gjitha grupet e Botërorit Rusia 2018

Shumë emocione ka sjell deri me tani ky Botëror por edhe shumë gola të shënuar dhe shumë penallti të shkaktuara. Pas ndeshjeve të para kjo është gjendje momentale në tetë grupet e Botërorit.

rusi 2018

Grupi A

Në grupin A, Rusia, mikëpritësi i këtij kampionati fitojë me një goleadë duke e mundur Arabinë Saudite më rezultat 5-0. Sonte Rusia do të kërkon që të fiton kundër Egjiptit dhe kështu të siguroi kalimin tutje në 1/16 e finalës së Botërorit. Por a do të jetë e dyta apo e treta kjo do të shihet nga ndeshjet në vazhdim. Nesër po ashtu do të luan Uruguai kundër Arabisë Saudite. Në ndeshjen e parë Uruguai mposhti Egjiptin në fund të ndeshjes më rezultat 1-0.

Grupi B

Për çudi në këtë grup prinë Irani më tri pikë pas fitores se tyre kundër Marokos. Por, në këtë grup lufta për kalim tutje do të bëhet në mes të Portugalisë dhe Spanjës, të cilat barazuan në ndeshjen e parë më rezultat 3-3. Momentalisht në Grupin B prin Irani më 3 pikë, që pasohet nga Spanja dhe Portugalia më 1 pikë dhe Maroku më 0 pikë. Ndeshjet e radhës në këtë grup janë Portugali – Maroko dhe Iran – Spanjë.

Grupi C

Padyshim favorit për ta kaluar këtë grup konsiderohen Franca dhe Danimarka por edhe Australia dhe Peru kanë skuadra cilësore. Pas ndeshjes se parë është Franca që i prin grupit C më 3 pikë, pasi mposhti Australinë më rezultat 2-1. Danimarka është e dyta po ashtu më 3 pikë, e të cilët e mposhtën Perunë më rezultat minimal 1-0. Ndeshjet e dyta në këtë grup janë: Danimarkë – Australi dhe Francë Peru.

Grupi D

Është njëri prej grupëve që konsiderohet “grupi i vdekjes” në këtë Botëror. Pas ndeshjes së parë Argjentina dështoi ta mposhtë Islandën edhe pse Messi ka mundur të shënoi nga pika e bardh por dështoi ta bëj këtë. në fund Argjentina barazoi më rezultat 1-1. Kroacia nga ana tjetër e ka nisur mirë në këtë Botëror pasi që mposhti nigerinë më rezultat 2-0. Në ndeshjet e dyta kemi një superndeshje, atë mes Argjentinës dhe Kroacisë, kurse Nigeria luan më Islandën.

Grupo E

Po ashtu një grup i fortë. Në të prin Serbia pas fitorës më fat kundër Kosta Rikës më rezultat 1-0. Ndërkaq në ndeshjen tjetër Brazil – Zvicra pati barazim pas një super paraqitje edhe të katër shqiptarëve në zvicër. Në ndeshjen e radhës shumëçka do të qartësohet në këtë grup, pasi që Zvicra do të luaj kundër Serbisë, ndërkaq Brazili kundër Kosta Rikës.

Grupi F

Grupi në të cilin u mposht kampioni aktual i Botës, Gjermania. Gjermania do ta niste aventurën kundër Meksikës në këtë grup, por meksikanët ishin shumë më të mirë dhe arritën që të mposhtin Gjermaninë më rezultat 1-0. Nga ana tjetër Suedia po ashtu mposhti Korenë e Jugut më rezultat identik 1-0. Më datën 23 Koreja e Jugut do të përballet më Meksikën kurse Gjermania me Suedinë.

Grupi G

Belgjika dhe Anglia duket se nuk do të kenë problem për ta kaluar këtë grup. Belgjika mposhti Panamanë më rezultat 3-0, kurse Anglia Tunizinë më rezultat 2-1.  Në ndeshjen e dytë Belgjika do të përpiqet ta siguroi kualifikimin tutje kundër Tunizisë, ndërkaq edhe Anglia kundër Panamasë.

Grupi H

Edhe ky një grup shumë interesant me skuadra po ashtu koxha interesante. Japonia dhe Senegali prin pas ndeshjeve të para pasi munden Kolumbinë respektivisht Poloninë. Në ndeshjet e radhës Japonia do të ndeshet me Senegalin për të kërkuar kalimin tutje kurse Kolumbia më Poloninë që me një fitore do të rrisnin gjasat për një kalim tutje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura