Teksa u mbyll java e dytë e Kategorisë Superiore, i vetëm kryeson Skënderbeu. Pas dy takimesh, korçarët janë ekipi i vetëm që kanë korrur dy fitore, ndërkohë që në vendin e dytë dhe të tretë, me kuotë të barabartë pikësh, ndjekin Laçi dhe Flamurtari, të cilët kanë nga 4.
Ndërkohë, Partizani, Kamza dhe Kastrioti numërojnë nga 3 pikë, ndërsa Teuta qëndron në vendin e shtatë me 2 pikë. Kukësi dhe Tirana mbeten në fund me vetëm një barazim në dy ndeshje, ndërsa Luftëtari mbyll, me dy humbje në ndeshjet e para.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al