RENDITJA/ Mbyllet java e 21-ë, Kukësi dhe Tirana nuk lëshojnë pe, Partizani ngjitet në podium

Feb 8, 2020 | 19:18
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme përfundoi java e 21-ë e kampionatit shqiptar. Pas këtij raundi, Kukësi vazhdon të ruajë kreun e renditjes duke mposhtur bindshëm me rezultatin 3-1 Laçin. Verilindorët shkojnë në kuotën e 41 pikëve.

Kategoria Superiore

Nga ana tjetër Tirana nuk i ndahet skuadrës së Shpëtim Duros duke ruajtur hapin me nënkampionët e Shqipërisë. Bardheblutë koleksionuan fitoren e tetë radhazi këtë sezon duke mposhtur Vllazninë në “klasiken” e futbollit shqiptar me rezultatin minimal 0-1. 24-herë kampionët e Shqipërisë konfirmohen si pretendent serioz për trofeun e kampionatit shqiptar.

Partizani merr fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Adolfo Sormani duke mposhtur në pjesën e dytë Flamurtarin me rezultatin 2-0. Të kuqtë shkojnë në kuotën e 34 pikëve duke u ngjitur në podium.

Lëshojnë terren Bylisi dhe Laçi në renditje. Ballshiotët arritën të merrnin një barazim të çmuar 1-1 në fushën e Skënderbeut. Takimi në Korçë u ndërpre për disa minuta për shkak të penalltisë së skuadrës së Ilir Dajës, madje duke kërcënuar se do ta braktisnin takimin.

Luftëtari shtangu Teutën në fushën e Durrësit duke i marrë një barazim inkurajues në minutat e fundit të lojës. Griseld Lika realizoi golin e javës duke ekzekutuar saktë goditjen e dënimit nga një distancë mbi 25 metra.

Flamurtari vazhdon të qëndrojë në humnerë duke u mposhtur nga Partizani me rezultatin 2-0 nga të kuqtë.

tabela

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura