RENDITJA/ Kina lë pas SHBA-në dhe Japoninë, mësoni në çfarë vendi pozicionohet Kosova në tabelën e medaljeve të arit në Lojërat Olimpike

Aug 2, 2021 | 16:20
SHPËRNDAJE

Teksa kanë kaluar 11 ditë nga fillimi i Lojërave Olimpike tabela e medalejeve ka filluar të marrë formë dhe kombëtaret e mëdha kanë filluar shkëputjen ndaj konkurrentëve të tjerë.

mmm

Në vendin e parë renditet Kina e cila dominon me 29 medalje ari të fituara. SHBA-ja vjen fill pas aziatikëve me 22 medalje të fituara. Vendi i tretë u takon organizatorëve, Japonisë e cila ka siguruar 17 medalje ari deri tani.

medalje ari

Top 10-shja përfshin emra kombëtaresh si Rusia, Australia, Britania Madhe, Franca e Gjermania, ndërsa Kosova e mbylli Olimpiadën me 2 medalje të fituara dhe momentalisht mban vendin e 25-të në renditje.

ksovoo

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura