RENDITJA| Java 14/ Skënderbeu zhytet në vendin e fundit, Partizani e Teuta në ndjekje të Vllaznisë

Jan 16, 2021 | 17:27
SHPËRNDAJE

Java e 14-të e Kategorisë Superiore uli sot siparin me 3 sfidat e zhvilluara në orën 13:45, ku nuk munguan surprizat si dhe ndryshimet në pozicionet e renditjes.

kategoria superiore

Skuadra e Skënderbeut që drejtohet nga Juljan Ahmataj preku sot vendin e fundit, pas humbjes në shtëpi ndaj Partizanit. Korccarët u parakaluan nga Apolonia që triumfoi ndaj Laçit.

Ndërkohë për sa i përket kreut, Vllaznia vijon të ruajë diferencën në +9 nga ndjekësit e Partizanit dhe Teutës, teksa Tirana është ngjitur në vendin e 4-t me pikë të barabarta me Laçin, nga 20 secila. Në kuotë të njëjtë pikësh ndodhet edhe Kastrioti i vendit të 6-të dhe Kukësi i vendit të 7-të, si dhe Bylisi e Apolonia që ndajnë vendin e tetë dhe të 9-të.

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura