Renditja e re e FIFA-s, Shqipëria dhe Kosova ngjiten nga 9 vende. Mbeten mbrapa dy ekipe të Botërorit

Nov 23, 2017 | 10:56
SHPËRNDAJE

FIFA ka publikuar sot renditjen e re të ekipeve kombëtare. Kuqezinjtë e drejtuar nga Kristian Panuçi pas fitores së arritur në miqësoren ndaj Turqisë, janë rritur me 9 vende duke u pozicionuar të 62-tët.

Sadiku

Në këtë renditje, Shqipëria ka lënë pas dy ekipe pjesëmarrëse në Kupën e Botës “Rusi 2018”, Arabinë Saudite e cila renditet e 63-ta dhe organizatorët e turneut, Rusinë, e cila renditet e 65-ta.

Edhe Kosova është rritur me 9 vende pas fitores ndaj Letonisë në miqësore duke mbajtur tashmë pozicionin e 174-t.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura