PanoramaSport.al/ FIFA ka përditësuar ditën e sotme renditjen e përgjithshme për ndeshjet e muajit qershor të kombëtareve.
Shqipëria nuk ka lëvizur asnjë pozicion, teksa renditet në vendin e 66-të në botë edhe pse në sfidat e qershorit, Kombëtarja kuqezi nuk arriti asnjë fitore, ku mori 1 humbje dhe dy barazime, në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve respektivisht ndaj Izraelit dhe Islandës dhe një barazim pa gola 0-0 në miqësore ndaj Estonisë në stadiumin “AIR Albania”.
Vendin e parë në botë e mban Brazili, e cila ndiqet nga Belgjika dhe podiumin e mbyll Argjentina.
Franca renditet në vendin e katërt, në pozicionin e pestë është Anglia. Në të gjashtin është Spanja. Në vendin e shtatë janë Kampionët e Europës, Italia.
Pozicionin e 8-të e zë Holanda, në të nëntin Portugalia dhe “TOP 10” e mbyll Danimarka. Gjermania mban pozicionin e 11-të në botë.
RENDITJA E SHQIPËRISË –
RENDITJA E KOSOVËS –
RENDITJA E “TOP 10” –
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al