Rënditja e FIFA-s, Shqipëria humb 3 pozicione, zbret në vendin e 25-të

Sep 3, 2015 | 10:53
SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare ka humbur 3 pozicione në rënditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin gusht. Djemtë e De Biazit edhe pse nuk kanë zhvilluar asnjë takim në këtë muaj, përsëri kanë humbur pikë dhe tashmë e shohin veten poshtë Francës dhe Danimarkës.

Kuqezinjtë shijuan suksesin më të madh në këtë ranglistë muajin e kaluar duke u pozicionuar në vendin e 22-të para Francës, mirëpo në listën e re ata renditën në vendin e 25-të me 878 pikë. Shqipëria mund të përmirësojë këtë rënie nëse tregon sukses në përballjet me Danimarkën që zhvillohet nesër dhe asaj kundër Portugalisë në datën 7.

Në pesë vendet e para nuk ka ndryshime. E para është Argjentina ndërsa pas saj renditen Belgjika, Gjermania, Kolumbia dhe Brazili.

renditja e publikuar nga FIFA
renditja e publikuar nga FIFA

Panorama Sport

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura