“Rëndësia e analizës së gjakut për të zbuluar koronavirusin”- Mjeku shqiptar në Romë: Pse SHBA dhe vende të tjera të BE do nisin testet sieroligjike

Apr 15, 2020 | 13:45
SHPËRNDAJE

Hektor Grazhdani11.Dr. Hektor Grazhdani, Romë.

Dr. Fauci i premtoi publikut amerikan që për një jave do të fillohet të bëhet testi i gjakut i antitrupave për coronavirus, që të gjendet kush e ka kaluar dhe është i mbrojtur, pra ka krijuar imunitet.

Dr. Anthony Fauci është eksperti infektivolog dhe epidemiolog i Task Force te Shtëpisë se Bardhe. FDA rregullatori i SHBA-se, po bën dhënien e certifikimit te validation (verifikimit) për këto teste, me përshpejtim te jashtëzakonshëm emergjence, duke liruar shume kritere.

Dr. Fauci tha qe pas një jave do te ketë certifikimin e një ose me shume marka te ndryshme testesh te antitrupave (janë me dhjetëra teste te ndryshme te propozuara, dhe ne BE me shume se 60).

I pyetur a do te mund t’i behet ky test gjithe popullsisë amerikane 330 milionë, Dr. Fauci u përgjigj: “Me siguri do te behën miliona teste. Por testi do te na shërbeje kryesisht qe te dimë ne kohe reale, ne çdo moment, sa është penetranca e infeksionit ne popullsi.” Pra sa është prevalenca, përqindja e popullsisë qe ka infeksionin nga coronavirusi ose e ka kaluar atë. Mendohet gjysma e te infektuarve, e kalojnë pa shenja sëmundjeje ose me shenja te vogla, nuk e dine qe e kane kaluar. Këta ja transmetojnë te tjerëve kur infeksionin e kane aktiv.

Deri tani ne SHBA është testuar me pak se 1% e popullsisë me testin e tamponit, me numër janë bere gati 2,7 milionë teste tamponi. Ndërkohe qe shpesh kush ka patur shenja Covid nuk ka mundur te testohet. Përgjigjen shpesh ta japin pas 3-4 ditësh. Me ketë sasi testimesh nuk dihet mire sa i përhapur është infeksioni ne popullsi.

Kur Organizmi i Shëndetit Publik amerikan do te ndjeke ne çdo moment ne kohe reale, sa është i përhapur coronavirusi ne popullsi, do te dije te këshilloje për vendimet: pra a t’i nxjerrësh njerëzit ne pune apo t’i mbash akoma te mbyllur ne shtëpi. Vendimin, natyrisht, e merr politika.

Vetëm mbyllja e njerëzve ne shtëpi, e shuan epideminë. Coronavirusi ngjitet shume lehte nga njeriu ne njeri, me ane te ajrit qe del me kollë, te folur ose frymëmarrje, kur njerëzit janë afër njeri-tjetrit.

Për analizën e gjakut te antitrupave FDA doli me deklarim me te kujdesshëm – komisioneri i FDA Dr. Stephen Hahn tha: “asnjë test nuk është 100% i sakte, por ajo qe ne nuk duam është te kemi teste tepër te pasakte, sepse do te jete shume me keq te kemi teste tepër te pasakta sesa te mos testojmë fare.”

Ne Itali, ne rajonin e Lombardise, me e goditura nga epidemia, ne 21 prill do te fillojnë me 20 mije testime sierologjike për antitrupat. Nisin me personelin shëndetësor, pastaj me qytetaret qe e kane te nevojshme te kthehen ne pune, duke u përqendruar ne zonat me te goditura nga infeksioni ne rajonin e Lombardise. Lombardia po ve gjoba për ata qe nuk zbatojnë rregullin e saj: mbajtjen e maskës (edhe artizanale) kur dilet nga shtëpia (këtë rregull e kane edhe disa rajone te tjera italiane).

Një shoqe biologe ne Gjermani me tha qe aty pas dy javësh do te fillojnë testimet sierologjike me antitrupa.  Shoqja ime pyeti tek miq mjeke dhe studiues, nuk gjeti te dhëna sa i besueshëm është testi. Edhe unë këtu ne Itali kam kërkuar dhe kam pyetur ne shok specialiste, nuk e dimë rezultatin e verifikimit (validazione) – sa i besueshme është testi (accuracy, sensibility, specificity). Atë qe dimë është qe kane liruar shume dorën me kriteret e verifikimit për arsyen e nevojës urgjente për test.

Por analiza e gjakut nuk bën diagnoze të hershme infeksioni Covid. Atë e bën vetëm tamponi. Ja një rast fatkeq:

Rasti i Kumanoves në RMV, analiza e gjakut për coronavirus fals negativ.

Analiza e gjakut, antitrupat për coronavirus, një marke prodhim holandez, behet ne Shkup me çmim 20 euro ne një strukture te famshme jo-publike. Doktore te Shkupit me kane thëne qe me rezultatin e kësaj analize kane patur probleme.

Por rasti qe u be skandal mediatik ishte 45-vjeçari R.Z nga Kumanova: mbipeshe dhe diabet, dy here ne fund te marsit shkon te doktori i tij me kolle dhe temperature 37,5 – doktori i thotë nuk i ke kriteret për te bere tamponin per coronavirus.

Vendos vete pacienti shkon ne Shkup, ben analizën e gjakut për coronavirus, i del negativ.  I gëzuar kthehet ne Kumanove; shkon te mjeku i tregon analizën. Doktori i jep mjekim për virozë te zakonshme dhe pacienti kthehet ne pune, ne kontakt me shume njerëz ne tregun e tezgave; është shitës çorapesh. Pas 6 ditësh gjendja e tij keqësohet, shtrohet ne spitalin e Kumanoves. Dyshojnë për Covid dhe i bëjnë tamponin. E dërgojnë ne Shkup te infektivi.

Te nesërmen del rezultati i tamponit pozitiv, po atë dite pacienti vdes. La familjen me tre fëmije. Ministri i Shëndetësisë i tregoi detajet e këtij rasti ne konference për shtyp, duke mos përmendur rezultatin negativ te analizës se gjakut dhe se si ndikoi kjo. Pas disa ditësh ka shpërthim te rasteve Covid ne Kumanove, shteti e shpall zone te kuqe e bllokon me polici – ndalohet çdo hyrje ose dalje nga qyteti. Kumanova dhe Dibra janë dy qytete te bllokuara zone e kuqe ne RMV.

Për testin e gjakut për antitrupat e coronavirusit, duhet përdorur vetëm ato marka qe janë verifikuar mire (validated) dhe certifikuar qe kane saktësi te pranueshme.

Burimi i te dhenave: CNN, MSNBC, Rai TG3, INVESTIGATIVE REPORTING LAB MACEDONIA: https://irl.mk/pekolniot-pat-niz-testiraeto-od-kovid-19-ili-kako-umre-r-z/

 

 

 

 

Dr. Hektor Grazhdani, Rome.

 

Dr. Fauci i premtoi publikut amerikan që për një jave do të fillohet të bëhet testi i gjakut i antitrupave për coronavirus, që të gjendet kush e ka kaluar dhe është i mbrojtur, pra ka krijuar imunitet.

Dr. Anthony Fauci është eksperti infektivolog dhe epidemiolog i Task Force te Shtëpisë se Bardhe. FDA rregullatori i SHBA-se, po bën dhënien e certifikimit te validation (verifikimit) për këto teste, me përshpejtim te jashtëzakonshëm emergjence, duke liruar shume kritere.

 

Dr. Fauci tha qe pas një jave do te ketë certifikimin e një ose me shume marka te ndryshme testesh te antitrupave (janë me dhjetëra teste te ndryshme te propozuara, dhe ne BE me shume se 60).

 

I pyetur a do te mund t’i behet ky test gjithe popullsisë amerikane 330 milionë, Dr. Fauci u përgjigj: “me siguri do te behën miliona teste. Por testi do te na shërbeje kryesisht qe te dimë ne kohe reale, ne çdo moment, sa është penetranca e infeksionit ne popullsi.” Pra sa është prevalenca, përqindja e popullsisë qe ka infeksionin nga coronavirusi ose e ka kaluar atë. Mendohet gjysma e te infektuarve, e kalojnë pa shenja sëmundjeje ose me shenja te vogla, nuk e dine qe e kane kaluar. Këta ja transmetojnë te tjerëve kur infeksionin e kane aktiv.
Deri tani ne SHBA është testuar me pak se 1% e popullsisë me testin e tamponit, me numër janë bere gati 2,7 milionë teste tamponi. Ndërkohe qe shpesh kush ka patur shenja Covid nuk ka mundur te testohet. Përgjigjen shpesh ta japin pas 3-4 ditësh. Me ketë sasi testimesh nuk dihet mire sa i përhapur është infeksioni ne popullsi.

 

Kur Organizmi i Shëndetit Publik amerikan do te ndjeke ne çdo moment ne kohe reale, sa është i përhapur coronavirusi ne popullsi, do te dije te këshilloje për vendimet: pra a t’i nxjerrësh njerëzit ne pune apo t’i mbash akoma te mbyllur ne shtëpi. Vendimin, natyrisht, e merr politika.

Vetëm mbyllja e njerëzve ne shtëpi, e shuan epideminë. Coronavirusi ngjitet shume lehte nga njeriu ne njeri, me ane te ajrit qe del me kollë, te folur ose frymëmarrje, kur njerëzit janë afër njeri-tjetrit.

 

Për analizën e gjakut te antitrupave FDA doli me deklarim me te kujdesshëm – komisioneri i FDA Dr. Stephen Hahn tha: “asnjë test nuk është 100% i sakte, por ajo qe ne nuk duam është te kemi teste tepër te pasakte, sepse do te jete shume me keq te kemi teste tepër te pasakta sesa te mos testojmë fare.”

 

Ne Itali, ne rajonin e Lombardise, me e goditura nga epidemia, ne 21 prill do te fillojnë me 20 mije testime sierologjike për antitrupat. Nisin me personelin shëndetësor, pastaj me qytetaret qe e kane te nevojshme te kthehen ne pune, duke u përqendruar ne zonat me te goditura nga infeksioni ne rajonin e Lombardise. Lombardia po ve gjoba për ata qe nuk zbatojnë rregullin e saj: mbajtjen e maskës (edhe artizanale) kur dilet nga shtëpia (këtë rregull e kane edhe disa rajone te tjera italiane).
Një shoqe biologe ne Gjermani me tha qe aty pas dy javësh do te fillojnë testimet sierologjike me antitrupa.  Shoqja ime pyeti tek miq mjeke dhe studiues, nuk gjeti te dhëna sa i besueshëm është testi. Edhe unë këtu ne Itali kam kërkuar dhe kam pyetur ne shok specialiste, nuk e dimë rezultatin e verifikimit (validazione) – sa i besueshme është testi (accuracy, sensibility, specificity). Atë qe dimë është qe kane liruar shume dorën me kriteret e verifikimit për arsyen e nevojës urgjente për test.

 

Por analiza e gjakut nuk bën diagnoze të hershme infeksioni Covid. Atë e bën vetëm tamponi. Ja një rast fatkeq:

Rasti i Kumanoves në RMV, analiza e gjakut për coronavirus fals negativ.

 

Analiza e gjakut, antitrupat për coronavirus, një marke prodhim holandez, behet ne Shkup me çmim 20 euro ne një strukture te famshme jo-publike. Doktore te Shkupit me kane thëne qe me rezultatin e kësaj analize kane patur probleme.

Por rasti qe u be skandal mediatik ishte 45-vjeçari R.Z nga Kumanova: mbipeshe dhe diabet, dy here ne fund te marsit shkon te doktori i tij me kolle dhe temperature 37,5 – doktori i thotë nuk i ke kriteret për te bere tamponin per coronavirus.
Vendos vete pacienti shkon ne Shkup, ben analizën e gjakut për coronavirus, i del negativ.

I gëzuar kthehet ne Kumanove; shkon te mjeku i tregon analizën. Doktori i jep mjekim për virozë te zakonshme dhe pacienti kthehet ne pune, ne kontakt me shume njerëz ne tregun e tezgave; është shitës çorapesh. Pas 6 ditësh gjendja e tij keqësohet, shtrohet ne spitalin e Kumanoves. Dyshojnë për Covid dhe i bëjnë tamponin. E dërgojnë ne Shkup te infektivi.

 

Te nesërmen del rezultati i tamponit pozitiv, po atë dite pacienti vdes. La familjen me tre fëmije. Ministri i Shëndetësisë i tregoi detajet e këtij rasti ne konference për shtyp, duke mos përmendur rezultatin negativ te analizës se gjakut dhe se si ndikoi kjo. Pas disa ditësh ka shpërthim te rasteve Covid ne Kumanove, shteti e shpall zone te kuqe e bllokon me polici – ndalohet çdo hyrje ose dalje nga qyteti. Kumanova dhe Dibra janë dy qytete te bllokuara zone e kuqe ne RMV.

 

Për testin e gjakut për antitrupat e coronavirusit, duhet përdorur vetëm ato marka qe janë verifikuar mire (validated) dhe certifikuar qe kane saktësi te pranueshme.

 

 

Burimi i te dhenave: CNN, MSNBC, Rai TG3, INVESTIGATIVE REPORTING LAB MACEDONIA: https://irl.mk/pekolniot-pat-niz-testiraeto-od-kovid-19-ili-kako-umre-r-z/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura