Reme Lala befason me pamjen e re

Oct 8, 2018 | 17:30
SHPËRNDAJE

Erdhi në Parlament si deputete e partisë së çamëve dhe u bashkua me socialistët. Por Reme Lala nuk spikati aspak për ndonjë profil interesant të një politikaneje.

reme1

Ajo i përket grupit të deputetëve të heshtur të Parlamentit, të cilët për hir të së vërtetës nuk janë të paktë. Nganjëherë, madje, duhet të ndodhë ndonjë ngjarje që të marrim vesh që iksi apo ypsiloni janë deputetë në Parlament.

Por në rastin e Remes, ajo spikati menjëherë për pamjen e saj, të cilën e kuron në detaje. Reme vishet shumë bukur dhe shumë shtrenjtë. Ne kemi komentuar veshjet e saj, çantat dhe këpucët firmato.

Por këtë javë Reme ka bërë një ndryshim, që gati nuk njihej, ajo ka mbledhur flokët duke ndryshuar shumë, por që duket shumë bukur edhe kështu.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura