Rëmbimi i 11-vjeçarit, dyshimet e forta të hetuesve se pas saj fshihet…

Apr 12, 2018 | 16:44
SHPËRNDAJE

Pak ditë pasi që 11-vjeçari E.T. fillimisht u rrëmbye nga persona të panjohur e më pas iku nga ta, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për inskenim të rastit.

k_1523514791-3890657

Shukri Jashari, kryeprokuror në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka thënë se janë duke zhvilluar hetime të gjera lidhur me këtë ngjarje, derisa kanë siguruar edhe kamerat e sigurisë në qytezën e Shtimes për ta parë veturën duke lëvizur, pastaj janë duke grumbulluar edhe disa prova të tjera pas intervistimit të prindit dhe fëmijës, shkruan sot Koha Ditore.

“Jemi duke bërë hetime shumë të mëdha, andaj kemi siguruar kamerat e sigurisë, vetura vërehet dhe besoj se së shpejti gjatë javës së ardhshme do të zbardhet ky rast.

Sipas intervistës me fëmijën ai ka thënë se ka ikur nga vetura, por do të shohim gjatë hetimeve se më të vërtetë a ka ikur nga vetura apo jo.

Të gjitha informatat janë se ai ka ikur nga vetura, mirëpo ne dyshojmë se nuk është e vërtetë derisa ka dyshime se mund të jetë edhe inskenim, por gjithçka do të vërtetohet në javën e ardhshme pas përfundimit të hetimeve”, ka thënë Jashari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura