Dashnor Kaloçi/ Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me siglën “Sekret” të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1972, ku ndodhet një dosje me raporte, letra, informacione, udhëzime, relacione, shënime, etj., ndërmjet Drejtorisë së Zbulimit Politik e atashuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe aparatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me mosmarrëveshjet, kontradiktat dhe konfliktet e vazhdueshme, të disa prej rezidentëve të Zbulimit Politik Shqiptar, të cilët ishin kamufluar si diplomatë pranë të gjitha përfaqësive diplomatike shqiptare, të akredituara në vende të ndryshme të botës, me ambasadorët dhe titullarët kryesorë të atyre përfaqësive.
Në dosjen në fjalë, ndodhet edhe një raport-informacion i Drejtorit të Zbulimit Politik Shqiptar, Jonuz Mersini, i cili mban datën 8.5.1972, drejtuar Komitetit Qendror të PPSh-së, ku ai informon udhëheqjen e lartë, lidhur me kontradiktat dhe konfliktet e vazhdueshme që kishin ndodhur në ambasadat shqiptare në Kajro, Budapest dhe Sofie, ndërmjet rezidentëve të Zbulimit Politik dhe titullarëve të atyre përfaqësive diplomatike, gjë e cila ishte bërë pengesë në realizimin e punës së tyre agjenturiale.
Në dokumentin në fjalë, Drejtori Zbulimit Politik, Jonuz Mersini, midis të tjerash shkruan: Shfaqje të tilla në forma më të zbutura, ka dhe midis shokëve, Niko Dodbiba dhe Luan Gjonçaj, në Sofje.
Shoku Niko, i raporton me anë të një letre Nestit, ku i thotë se është i detyruar që të kufizojë lëvizjet jashtë Sofjes pasi, nuk ka dieta, si dhe limitin për karburantin e makinave, e ka të kufizuar, etj.
Dokumenti sekret i hartuar nga Drejtori i Zbulimit Politik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, Jonuz Mersni, dërguar Komitetit Qendror të PPSh-së dhe personalisht Hysni Kapos, lidhur me konfliktet që ekzistonin në disa përfaqësi diplomatike shqiptare, si në Kajro, Budapest e Sofje, ndërmjet rezidentëve të Zbulimit dhe titullarëve të ambasadës
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al